Policia ia konfiskon armët pasi zotëruesi i tyre ekspozonte ato në facebook

Autori:Gazeta Fjala

arme

 

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar në shtëpinë e një të dyshuarit një revole prodhim gjerman me një karikator, si dhe një thikë.

Krejt kjo erdhi pasi i dyshuari nga fshati Gumnasellë i Komunës së Lipjanit, në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka postuar disa foto, ku në ato foto ekspozoheshin armë të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/policia-ia-konfiskon-armet-pasi-zoteruesi-i-tyre-ekspozonte-ato-ne-facebook/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala