Policia e Kosovës blen 350 mijë euro armë në “Relaod”

Autori:Gazeta Fjala

policiaa

Policia e Kosovës tash e tutje do të ketë armatim të ri në duar. Blerjen e tyre Forcat e rendit e kanë bërë publike përmes një tenderi të shpallur në KRPP. Për këtë blerje Policia do të shpenzojë jo më pak se 350 mijë euro. Besimin për këtë furnizim e ka marrë kompania “Relaod”

Policët e Kosovës, brenda një kohë të shkurtër në duart e tyre do të kenë edhe disa armë të reja. Procedurat për t’i blerë ato thuajse tani veç kanë përfunduar, raporton Gazeta Express.

Edhe tenderi për këtë furnizim është mbyllur dhe është shpallur kompania fituese.
Kjo blerje Policisë së Kosovës do t’i kushtojë afro 352 mijë e 500 euro. Tenderin për furnizim me armë Policia e ka ndarë në tri pjesë, e të cilat të tria i ka fituar kompania “Reload”.

Në garë për këtë tender, sipas njoftimit për dhënia të kontratës, kanë konkurruar tri kompani.

Furnizimin me këto armë kompania fituese për policinë do ta bëjë për 36 muaj. Kontrata mes kompanisë fituese dhe Policisë së Kosovës do të nënshkruhet me 16/11/2015.

Vlen të përmendet se ky nuk është tenderi i vetëm që kompania “Reload” e ka fituar nga Policia e Kosovës. Kjo kompani dhe ky institucion kanë pasur edhe më herët bashkëpunime të tilla.

Vlera totale e tenderit për armë:

Pjesa 1 

Vlera e përgjithshme e kontratës 322,200.00 €

Pjesa 2

Vlera e përgjithshme e kontratës 20,943.00 €

Pjesa 3

Vlera e përgjithshme e kontratës 9,392.00 €

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/policia-e-kosoves-blen-350-mije-euro-arme-ne-relaod/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala