Policia e Kosovës apelon për sigurin në trafik

Autori:Gazeta Fjala

vrasja krim policia

Policia e Kosovës (PK)  me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në vend, ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, gjatë sezonit të vjeshtës do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në gjithë territorin e vendit, për të krijuar një qarkullim  më të sigurt në komunikacionin rrugor për të gjithë qytetarët.

Policia e Kosovës duke ditur se gjatë sezonit të vjeshtës për shkak të kushteve atmosferike dhe zvogëlimit të dukshmërisë në trafik, në të gjitha akset rrugore ka shtuar prezencën e njësiteve të trafikut në rrugë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Policia vazhdon të apeloj tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, t’iu përshtaten shpejtësisë së lejuar me shenjat e trafikut, t’iu përshtaten kushteve të rrugës pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese ndaj gjithë shkelësve të ligjit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/policia-e-kosoves-apelon-per-sigurin-ne-trafik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala