Policia e konfirmon se vetura prej 250 mijë euro që po e voziste Morena Taraku është e vjedhur

Autori:Gazeta Fjala

mmmm-1

Është konfirmuar se vetura e tipit “Bentley” që po e voziste Morena Taraku është e vjedhur.

Drejtoria kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës ka konfirmuar se e ka konfiskuar veturën e tipit “Bentley” në vlerë prej 250 mijë euro, e që është raportuar të jetë e këngëtares Morena Taraku, shkruan lajmi.net.

Për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani e ka konfirmuar se vetura e konfiskuar ka qenë në kërkim ndërkombëtar.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit të organizuar sot gjatë ditës ka konfiskuar një automjet të tipit “Bentley” me targa Gjermane, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtar”, ka thënë Kelani.

Policia po ashtu bën të ditur se vetura është në procedurë të verifikimit.

“Kjo veturë e konfiskuar nga Policia e Kosovës është në procedurë të verifikimit”, thekson ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/policia-e-konfirmon-se-vetura-prej-250-mije-euro-qe-po-e-voziste-morena-taraku-eshte-e-vjedhur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala