Policia dyshohet se ishte fajtore në aksidentin ku u lënduan më shumë se 20 nxënës në Graçanicë

Autori:Zekirja Shabani

121212121-1

Policia po dyshohet se ishte fajtore në aksidentin që ndodhi mëngjesin e së enjtes, mes një veture të policisë dhe një autobusi me të cilin po udhëtonin disa fëmijë.

Më shumë se 20 nxënës mbetën të lënduar nga ky aksident.

Kështu e kanë konfirmuar në Prokurori.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka deklaruar se dyshimet e para janë se shkaktare e aksidentit ka qenë vetura e Policisë.

“Dyshimet e para janë se vetura e policisë për shkak se ka rrëshqitur ka dal në pjesën tjetër të rrugës si shkak i kushteve atmosferike, në shiritin ku qarkullonte furgoni me nxënës. Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar 20 veta, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën”, ka thënë Beka për Gazetën Express.

Bratislav Trajkoviq, komandant në stacionin e Policisë në Graçanicë, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në afërsi të një rrethrrotullimi, derisa vetura e Policisë së Kosovës në të cilën gjendeshin dy policë, ka goditur autobusin i cili po transportonte nxënësit për në shkollë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/policia-dyshohet-se-ishte-fajtore-ne-aksidentin-ku-u-lenduan-me-shume-se-20-nxenes-ne-gracanice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala