“Pogba nuk është Messi, por United ka nevojë për të”

Autori:Gazeta Fjala

unnamed-4-13

Ish-trajneri i Manchester United, David Moyes ka thënë se mesfushori Paul Pogba nuk është si Lionel Messi, mirëpo United ka nevojë për të.

Që nga afati veror spekulimet për të ardhmen e fituesit të Kupës së Botës nuk kanë përfunduar.

Të interesuar mbesin skuadrat evropiane si Real Madrid apo Juventus.

Moyes beson që Pogba mbetet mesfushori më i mirë i “Djajve të Kuq” edhe pse nuk arrin në çdo ndeshje të bëj diferencën.

“Pogba është mesfushori më i mirë i Manchester United. Mund të luaj për çdo skuadër në botë. Nuk jam i sigurt që është lojtari që mund të bëjë diferencën. Nuk mund të bëj gjithmonë diferencën te United, por duhet të qëndroj”, deklaroi ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pogba-nuk-eshte-messi-por-united-ka-nevoje-per-te/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala