Podujeva, qyteti i mjedrës

Autori:Gazeta Fjala

mjedra-6

Podujeva është komuna që ka më së shumti hektarë të mbjellë me kulturën e mjedrës, edhe pse kjo kulturë ka filluar të përhapet në të gjitha viset e Kosovës.

Sipas të dhënave të programit “Agro”, të USAID-it, në kuadër të të cilit janë bërë matjet më të fundit të sipërfaqeve me mjedra, në gjithë territorin e Kosovës janë mbi 1 mijë hektarë të mbjellë me mjedra.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Fjala, Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregjeve në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Isuf Cikaqi.

Cikaqi ka treguar se kultivuesit e mjedrave mbështetën nga Ministria e Bujqësisë në dy forma.

“Kultivuesit e mjedrës mbështeten nga MBZHR-ja, përmes programit të projekteve të zhvillimit rural, në këtë rast mbështeten fermerët për mbjelljen e sipërfaqeve të reja me mjedër dhe përmes programit të pagesave direkte, në këtë rast mbështeten fermerët me vlerë prej 400 euro për hektarë për sipërfaqet që i kanë të mbjella me mjedra.”

Këto mjedra, sipas të dhënave që ka kjo ministri eksportohen në vendet e rajonit dhe më gjerë./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/podujeva-qyteti-i-mjedres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala