Pochetino: Më mirë punoj në fabrikë, sesa të trajnoj Barcelonën

Autori:Gazeta Fjala

poch

Barcelona është një nga ekipet më të mëdha të botës dhe ëndrra e shumë lojtarëve e trajnerëve, për të qenë pjesë e saj është evidente.

Gjithsesi nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Maurizio Pocchetinon, trajnerin argjentinas të Tottenhamit.

45 vjeçari është një nga emrat më të preferuar, për faktin se është i ri dhe aplikon një futboll mjaft tërheqës dhe rezultativ, diçka që e ka treguar te Espanyoli dhe po e tregon edhe në Londër.

Ky i fundit ka theksuar se nuk ka aspak dëshirë të stërvitë Barcelonën dhe se nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, shkruan Albeu.

“Më mirë se të stërvit Barcelonën, shkoj dhe punoj në fabrikën time në Argjentinë. Arsenalin dhe Barçën nuk do t’i stërvit kurrë në jetën time, pasi kam kaluar periudha të mira te skuadrat rivale të tyre”, tha Pocchetino.

Trajneri i Spursave tregoi se klubi ka arritur marrëveshje për të marrë fantazistin brazilian Lucas, nga PSG-ja.

Të interesuar për të kanë qenë dhe Reali i Madridit, ekip ky i cili mesa duket e gjeti trajnerin e duhur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pochetino-me-mire-punoj-ne-fabrike-sesa-te-trajnoj-barcelonen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala