Po shtohen mollat në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

molla

Kosova është tokë e mirë për molla dhe nëpër vite është rritur prodhimi. Nëse para disa vitesh nuk kemi pasur shumë molla nga toka jonë, sot 53 % e konsumit mbulohet nga molla vendore. Kjo del sipas analizave që ka përgatitur Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Në vitin 2013 sipas të dhënave të Agjencionit të Statistikave të Kosovës prodhimtaria e mollës ka qenë 16,786 ton, prodhimtari kjo që mbulon 53% të nevojave të brendshme. Sasia më e madhe e prodhimtarisë së mollës rreth 60%, përdoret për nevoja shtëpiake ndërsa pjesa tjetër e prodhimtarisë, një pjesë shitet në treg dhe një pjesë shkon për përpunim. Për t’i përmbushur nevojat vendore Kosova ka importuar rreth 15 mijë ton mollë duke përfshirë mollën e freskët dhe importin në ekuivalent të mollës”, thuhet në këtë dokument.

Kjo analizë tregon për mundësitë në treg që ka molla, sa është eksporti dhe importi.

“Në vitin 2013 eksporti i mollës në Kosovë ka qenë 60 ton, 50 ton mollë e freskët dhe 10 ton eksport në ekuivalent të mollës. Ndërsa nga Korriku 2014 deri në Dhjetor 2014 eksporti ka arritur në 12 ton, 10 ton mollë të freskët dhe 2 ton ekuivalent të mollës. Shikuar në aspektin kohor sasia e mollës së eksportuar ka shënuar luhatje të vazhdueshme. Sasia më e madhe e eksportit me mollë të freskët (102 ton) ka qenë në vitin 2008 ndërsa sasia më e madhe e eksportit në ekuivalent të mollës (2,623 ton) ka qenë në vitin 2011”, thuhet në analizë.

Kosova sipas kësaj analize më se shumti eksporton në Gjermani dhe importon mëse shumti nga Maqedonia.  Molla vendore në Kosovë gjindet në treg nga fillimi i muajit Korrik e deri në fund të muajit Nëntor. Gjatë kësaj periudhe çmimet për vitin 2013 silleshin nga 0.75 € në deri në 0.60 €, në muajin Nëntor duke vazhduar me trend pothuajse të përafërt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/po-shtohen-mollat-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala