Po bënte vrap nga liqeni me të birin, vritet 62-vjeçari

Autori:Gazeta Fjala

vrasje-ne-prishtine-sdas-1-852x460

Një person është ekzekutuar në orët e pasdites në Tiranë, në zonën pranë digës së Liqenit Artificial. Policia konfirmon se viktima, i identifikuar vetëm me inicialet, H.B., 62 vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Viktima, me origjinë nga Mallakastra, po bënte vrap nga liqeni me të birin kur dy persona me kapuça i janë afruar dhe e kanë qëlluar me pistoletë, përcjell inFokus.

Në vendngjarje janë parë makina të shumta policie dhe ambulanca. Policia konfirmon gjithashtu se ka identifikuar autorin e vrasjes dhe po punon për kapjen e tij. Sipas burimeve të A2 CNN, personat në kërkim janë me inicialet I.H. dhe I.B.

Policia për momentin po heton në dy pista, atë të hakmarrjes dhe të një konflikti të mundshëm për prona.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/po-bente-vrap-nga-liqeni-me-te-birin-vritet-62-vjecari/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala