Planeti ynë një xhuxh i vogël

Autori:Gazeta Fjala

auto_10plan1510312470

Toka mund të na duket shumë e madhe, por nuk krahasohet fare me planetet e tjera. Në krahasim më to, planeti ynë është thjesht një xhuxh i vogël. Merrni shembullin e Jupiterit dhe Saturnit, të dy kanë një diametër nëntë herë më shumë se diametri i Tokës.

Por së fundmi është zbuluar një planet i ri nga Teleskopi hapësinor Spitzer i NASAS, 13 herë më i madh se Jupiteri. Imagjinojeni se sa i frikshëm mund të duket. I quajtur OGLE, astronautët thonë se është kaq i madh, sa nuk mund të quhet as Planet. Studiuesit thanë se zbulimi ngre pyetjen nëse objekte të tilla janë me vërtetë planetë ose yje të rënë.

‘Është e matur saktësisht dhe ka ngjyrë kafe në tërësi. Planeti është rreth 22,000 vite dritë larg, kështu që nuk mund të shkojmë dhe të shikojmë, por vëzhgimet e mëtejshme mund të ndihmojnë në sqarimin e statusit të objektit. Kjo gjithashtu mund të ndihmojë në formësimin e perceptimeve tona për yjet, xhuxhët ngjyrë kafe dhe eksoplanetët e tepërt”, thonë studiuesit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/planeti-yne-nje-xhuxh-i-vogel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala