Pija natyrale që i bën mirë veshkave tuaja

Autori:Gazeta Fjala

731555-5-650-a542d8629a-1484633446

Veshkat kryejnë disa funksione vitale në trup, ndër më të rëndësishmet, filtrimin e gjakut nga toksinat dhe eliminimin e  mbeturinave nëpërmjet urinës.

Megjithatë, disa zakone të të ushqyerit mund të çojnë në akumulimin e helmeve në trup, gjë që vë barrë shtesë mbi veshkat.

Hidratimi i duhur dhe detoksifikimi i rregullt i veshkave dhe mëlçisë janë thelbësore për ruajtjen e funksionit optimal të këtyre organeve vitale.

Prandaj bëjeni vetë një “bombë me vitamina” që do të largojë të gjitha helmet nga trupi juaj  si dhe do të parandalojë sëmundjet e veshkave.

Çfarë ndikon më së shumti në dëmtimin e veshkave?

Proteina shtazore

Kripa

Ëmbëlsues artificial

Pijet me gaz

Ushqimet e qumështit

Kafeina

Cigaret

Pija që pastron veshkat

Përbërësit:

Gjysmë limoni ose limon të gjelbër (lime)

1 kivi të qëruar

¼ e filxhanit me arra

1 banane

Gjysmë tufe majdanoz

1 gotë ujë

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit bashkë me ujin vendosini në mikser (blender).

Pije preferohet ta konsumoni të ftohtë.

Këshillë: Nëse dëshironi që këtë pije ta bëni edhe më të fuqishme, shtoni edhe gjysmë avocado të qëruar ose një grusht spinaq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pija-natyrale-qe-i-ben-mire-veshkave-tuaja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala