Petroviq ankohet te ambasadori amerikan për trajtimin që Serbia po u bën serbëve liberalë

Autori:Gazeta Fjala

auto_petroviq_kosnett1559572201-600x360

Kryetari i Partisë Liberale Serbe, Slobodan Petroviq është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, të cilit i ka shprehur shqetësimin për trajtimin që Serbia po u bën zyrtarëve të partisë së tij.

Sipas një njoftimi nga SLS-ja, Petroviq ka shprehur shqetësimin rreth retorikës ndezëse ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe keqtrajtimin e zyrtarëve të lartë të Partisë së Pavarur Liberale në vendkalimet në Serbi nga pjesëtarë të BIA-s dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Në njoftim thuhet se Petroviq ka kujtuar se aspirata e partisë së tij është të ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë, në mes të të gjitha komuniteteve.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/petroviq-ankohet-te-ambasadori-amerikan-per-trajtimin-qe-serbia-po-u-ben-serbeve-liberale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala