Pesë vite si “Super Mario”

Autori:Gazeta Fjala

DRAGHI NON MOLLA PRESA, DECISO CONTRO RISCHI DEFLAZIONE

Pesë vite më parë, Mario Draghi, kreu i Bankës Qendrore Europiane, u zotua të bënte “gjithçka që duhej” për të shpëtuar euron. Në atë kohë, shumë njerëz parashikonin shpërbërjen e Eurozonës.
Por z. Draghi e përmbushi zotimin e tij; Asnjë vend nuk ka hequr dorë nga monedha e vetme.
Kostot e huamarrjes kanë rënë dhe madje Greqia ka qenë në gjendje të jetë sërish pjesë e tregjeve, shkruan The Economist.

Shpëtimi i Eurozonës, në mënyrë të tillë që ajo të mos shpërbëhej mund të ketë qenë qëllimi i kësaj loje, por a ia vlejti?

Ashtu si edhe MG, grupi i menaxhimit të fondit, vë në dukje se të dhënat kanë qenë të përziera. Rritja ekonomike është rikthyer me një normë prej 1.5% nga viti në vit.
Këto nuk janë shifrat më të mira të mundshme të rritjes, por duke marrë parasysh faktin që popullsia e Eurozonës po plaket, rritja me ritme më të larta është tejet e vështirë për të; Kjo nuk është e mrekullueshme por është e vështirë për Eurozonën të rritet me shpejtësi kur popullsia e saj po plaket; FMN sugjeron se një pjesë më e madhe e punonjësve të moshuar mund të ndikojnë në rritjen e produktivitetit.

Natyrisht, Eurozona mund të marrë më shumë nga fuqia punëtore aktuale në tregun e punës. Gjithsesi papunësia vazhdon të mbetet e lartë. Ekonomistët debatojnë nëse kjo situatë është si pasojë e mungesës së kërkesës (e shkaktuar nga politika fiskale tepër e ngushtë) apo nga barrierat strukturore siç është një treg i punës jo fleksibël. Asnjë prej këtyre çështjeve nuk ka të bëjë me BQE-në.

Banka mund të kritikohet që nuk e ka normën e inflacionit në 2%. Nga ana tjetër, nëse përpara 10 vitesh do t’u thoshit njerëzve se bilanci i BQE-së do të ishte më shumë se 4 trilionë euro, se do të blinte obligacione qeveritare dhe do të vendoste norma negative interesi, të paktë do të ishin ata që do t’i kishin besuar.
E gjithë kjo situatë ka qenë një ilustrim i mrekullueshëm i fuqisë së një banke qendrore. A tregon kjo se ky është rasti i atyre që besojnë në teorinë monetare moderne, të cilët argumentojnë se praktikisht nuk ka kufizime për sa u përket burimeve të qeverisë, me kusht që ajo të ketë mbështetjen e një banke qendrore të pavarur? Por mbase është pak herët për të dhënë një përgjigje në këtë drejtim.

Së pari, në vitet e para të krizës, bankat tregtare po tentonin të ngushtonin bilancet e tyre dhe të ulnin kreditimin. Në këtë mënyrë bankat qendrore shmangën një ngushtim të ofertës së parasë në kohën e stresit të Depresionit të Madh.

Së dyti, një bankë qendrore individuale, e cila e ka zgjeruar me shpejtësi bilancin, mund të përballet me problemin e rënies së monedhës, pasi investitorët ndërkombëtarë ishin më pak të gatshëm për ta mbajtur atë.
Por, gjatë nëntë viteve të fundit, të gjitha bankat e mëdha qendrore i kanë zgjeruar bilancet, prandaj investitorët e kanë pasur më të lehtë për të zgjedhur. Por kjo situatë duket se nuk do të vazhdojë gjatë, sidomos në një kohë kur Amerika po i ngushton gjithnjë e më shumë politikat e saj.

Votuesit në Greqi apo Itali mbase nuk mendojë se z. Draghi ka qenë i suksesshëm, duke marrë parasysh dëmet e bëra në ekonominë e mëparshme dhe stanjacionin në këtë të fundit.

Sikur Greqia të linte Eurozonën, qytetarët ndoshta do të kishin parë që depozitat e tyre bankare të zhvleftësoheshin dhe inflacioni së bashku me normat e interesit të rriteshin në nivele tejet të larta. Gjykimet e Argjentinës në vitet e para të shekullit të 21-të janë një çështje e rëndësishme.
Mbase nuk do të ketë vlerësime të shumta për z. Draghi, por ai meriton që t’i njihen të gjitha meritat për atë çka ka bërë për Eurozonën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pese-vite-si-super-mario/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala