Pesë kosovarëve u ndodh diçka e mrekullueshme pasi shpëtojnë disa italianë

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_13-7-600x360

Pesë emigrantë kosovarë, Laurat Hoti, Florim Bytyçi, Burim Kuçi, Ilir Lekaj e Lulzim Bytyçi, që prej disa vitesh jetojnë e punojnë në Itali, janë vlerësuar me “Nënshtetësinë e nderit italian” për gjestin e tyre heroik në shpëtimin e pesë të rinjve, të cilët pas një aksidenti rrugor ishin rrëzuar në një kanal me ujë së bashku me makinën.

Ngjarja tragjike ndodhi në afërsi të qytetit të Jesolo. Në natën e 14 korrikut, 5 emigrantët kosovarë të gjithë me profesionin murator, ishin të parët që u gjendën në vendin e aksidentit e pa hezituar u zhytën në ujë për të shpëtuar të rinjtë italianë.

Ata arritën ta nxjerrin gjallë prej ujit vetëm Giorgia Diral, ndërsa 4 të rinjtë e tjerë, të gjithë në moshën 22-23 vjeçare kishin mbetur viktima.

Pesë emigrantët kosovarë nxorën trupat nga uji e bënë ç’është e mundur t’u japin ndihmën e parë të rinjve të aksidentuar duke lajmëruar dhe mjetet e shpëtimit e ndihmën mjekësore.

Pas gjestit të tyre, pa të cilin Giorgia sot nuk do të kishte jetuar, kosovarët u larguan në heshtje pa pretenduar as falënderime e nderime.

Ishte familja e Giorgias dhe kryetarja e Bashkisë së Musile të cilët kontaktuan emigrantët kosovarë e në bashkëpunim me kryetarët e bashkisë së komunave përreth, vendosën t’i nderojnë për gjestin e tyre heroik me vlerësimin “Nënshtetësia e nderit italiane”, si shembull të një qytetarie model.

Pak ditë më parë u zhvillua ceremonia e varrimit e 4 të rinjve që mbetën viktimë e këtij aksidenti tragjik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pese-kosovareve-u-ndodh-dicka-e-mrekullueshme-pasi-shpetojne-disa-italiane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala