Përurohen tri rrugë në Lubizhdë dhe Kijevë

Autori:Zekirja Shabani

dsc-0836-1

Sot është bërë përurimi i tri rrugëve në Lubizhdë dhe Kijevë, rrugë të cilat janë shtruar në lagjet e këtyre dy fshatrave.

Në ceremoninë e përurimit të këtyre dy rrugëve, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar banorët dhe ka thënë se “këto rrugë, janë pjesë e përpjekjeve të komunës, për rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme, e në veçanti të rrugëve”.

“Qëllim i yni është përmirësimi i jetesës së qytetarëve dhe rritja e mirëqenies, dhe në kuadër të kësaj edhe lëvizja e lirë dhe më e lehtë për të gjithë banorët, përfshi edhe lagjet e juaja, andaj urime dhe i gëzofshi këto investime, të cilat janë në shërbimin tuaj”, ka thënë ai.

Edhe përfaqësuesit e Lubizhdës dhe Kijevës, e kanë falënderuar Komunën e Malishevës, për këto investime, të cilat kanë domethënie të madhe për fshatrat e tyre, e sidomos për këto tri lagje, të cilat deri më tani kanë pasur probleme në lëvizje, sidomos gjatë stinës së dimrit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/perurohen-tri-rruge-ne-lubizhde-dhe-kijeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala