Përsëritet droni si në Beograd, ndodh në Luksemburg

Autori:Gazeta Fjala

droni-600x360 (1)

Ndeshja e vlefshme në Ligën e Evropës mes Dudelanges dhe Qarabag është ndërpre shkaku i një droni që është futur në stadium me simbolet e Armenisë.

Një ngjarje e ngjashme me atë që kishte ndodhur vite më parë në Beograd, në përballjen mes Serbisë dhe Shqipërisë ka ndodhur edhe në Ligën e Evropës.

Kjo ndodhi në ndeshjen mes Dudelanges dhe Qarabag që po zhvillohet në stadiumin Josy Barthel në Luksemburg, kur rezultati ishte 2-0 në të mirë të klubit nga Azerbajxhanit.

Droni përmbante simbole të Armenisë dhe kjo ishte një befasi e hidhur për lojtarët mysafirë. Këta të fundit njihen për konfliktet e tyre me Armeninë ndër vite.

Konflikti është aq i ndjeshëm sa që Henrikh Mkhitaryan, nuk ishte lejuar të merrte pjesë në finalen e Ligës së Evropës në Baku, shkaku që ishte armen.

Lojtarët nga Azerbajxhani kanë braktisur menjëherë fushën e lojës, për tu kthyer pastaj në fushë.

Pasi u kthyen në fushë ata e shënuan dhe një gol me Richard për 3-0. Pjesa e dytë në këtë përballje ka filluar me vonesë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/perseritet-droni-si-ne-beograd-ndodh-ne-luksemburg/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala