Përleshje në Istog, arrestohen dy persona

Autori:Gazeta Fjala

Shiriti-i-policise-1-600x360

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Istog, pasi të njëjtit janë përfshirë në një përleshje fizike

Rasti ka ndodhur të martën në fshatin Llukavc i Thatë në Istog, ku si pasojë e përleshjes katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Si pasojë e këtij rasti lëndime të lehta trupore kanë pësuar 4 (katër) persona, 3 (tre) nga këta janë të nacionalitetit serb/kosovarë, ndërsa 1 (një) i nacionalitetit egjiptian/kosovar. Të lënduarit me autoambulancë janë dërguar në QMF- Istog dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tyre është stabile”, thuhet në një njoftim të policisë.

Të arrestuarit janë A.H. i lindur në vitin 1992 dhe M.H. i lindur në viti 1986, të dy i takojnë komunitetit egjiptian.

Të dyshuarve me vendim të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48- orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/perleshje-ne-istog-arrestohen-dy-persona/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala