Përleshje me armë mes nxënësve në Mitrovicë

Autori:Gazeta Fjala

fe_1481103460-3111210-600x360

Nxënësit e shkollës fillore “Musa Hoti” në Mitrovicë, si çdo ditë tjetër, u nisën për në mësim.

Por me të mbërritur në oborr, ishin dëshmitarë të një përleshjeje mes dy grupeve të rinj. Në këtë rast, u përdorën edhe armët.

Nxënësit e përfshirë në konflikt që vijojnë mësimet diku tjetër, kishin lënë takim në oborrin e kësaj shkolle fillore.

Madje paralajmërimin se diçka mund të ndodhte e kishin bërë edhe përmes rrjeteve sociale.

Një nga dëshmitarët që e pa rastin, tha se u tmerrua nga ajo çka pa mëngjesin e së hënës.

“Jane përdorë edhe armë te zjarrit, unë kam qenë dëshmitar i asaj. Pasi që policia ka pasë informatë nga rrjetet sociale që kjo ngjarje do te ndodhte sot. Ka qenë tmerr ajo që kemi pa sot në mëngjes. Ka gju në drejtim perpjetë, mirëpo ka tentu që të gjuaj edhe herën e dyte dhe tretë, mirëpo falë intervenimit të shpejtë te policies, e kan evitu me të keqen”, ka thënë Niman Rushiti për t7.

Rrahja mes dy grupeve është filmuar e tëra nga kamerat e sigurisë; pamje që tash policia i ka marrë.

Pos të përfshirëve në këtë konflikt, kanë mundur të pësojnë edhe nxënësit tjerë.

“Koha kur fillon msimi, kane qene nxenesit duek hyre ne shkolle, por ka pas edhe kalimtar te rastit. Ne shkollen tone kemi edhe sistemin e kamerave te sigurise dhe nuk nevojitet sigurim shtese. Eshte hera e pare qe ndohin kesi raste”, ka thënë drejtori i shkolës.

Kurse drejtoresha e gjimnazit “Frank Bardhi”, ku vijojnë mësimin nxënësit e përfshirë në konflikt, nuk pranoi të fliste para kameres, pasi që sipas saj, rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjimnazit që ajo e drejton.

E Avni Sahiti nga Zyra për Informim e Policisë në Mitrovicë, konfirmoi për T7, kanë identifikuar dhe arrestuar 4 persona të dyshuar të përfshirë në përleshje.

Avni Zahiti , Zyra për Informim e Policisë në Mitrovicë

Si rezultat i reagimit të shpejtë të njësitit policies, është arritur të identifikohen dhe arrestohen 4 persona te cilët dyshohen që janë përfshirë në përleshjen në fjalë.

Njëri nga ata ka marrë lëndimet të lehta.

Avni Zahiti , Zyra për Informim e Policisë në Mitrovicë

Njeri nga te perfshirit eshte paraqitur si I lenduar, por qe lendimet jane te natyres se lehte dhe nuk behet fjale per lendimet me arme. Si prove materiale hetuesit kane identifikuar nje gezhoje arme, e cila dyshohet te jete perdorur nga te perfshirit ne vepren penale”

Kjo dukuri e dhunës në shkolla, po del të jetë mjaftë shqetësuese.

Që nga fillimi i vitit të ri shkollor, janë të raportuara rreth 30 raste të përleshjeve në shkolla.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/perleshje-me-arme-mes-nxenesve-ne-mitrovice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala