Përleshen me shishe deputetët në Turqi (Video)

Autori:Gazeta Fjala

turqi deputetet

Mbledhja e së shtunës (24 dhjetor) e Komisionit të Drejtësisë në Parlamentin e Turqisë u shndërrua në një arenë të vërtetë përplasjesh midis deputetëve të Partisë AK në pushtet prej më shumë një dekade dhe deputetëve të Partisë Republika Popullore (CHP).

Gazeta turke “Hyrriet”, informon se përplasja shpërtheu teksa po diskutohen nenet që synojnë shndërrimin e Turqisë nga Republikë Parlamentare në Republikë Presidenciale, por edhe ligjet që kanë të bëjnë me çështjen e imunitetit të deputetëve. Përveç grushteve, në sallë u qëllua edhe me shishe.

Nënkryetari i grupit parlamentar të CHP-së, Engin Altay kërkoi fjalën, por mazhoranca në pushtet nuk i dha atë. Një deputet tjetër tha në sallë me Kushtetutën e re, AKP-ja po krijon diktaturë në Turqi dhe se po varroset Parlamenti dhe demokracia.

“Me këtë kushtetutë ju krijoni diktator. Nuk mbetet asnjë pushtet që të mbikëqyrë administratën. Nëse një propozim i tillë kalon në Parlament, ju e varrosni Parlamentin ndërsa demokracia (turke) kalon në histori”, tha ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/perleshen-me-shishe-deputetet-ne-turqi-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala