Përkeqësohet bilanci i pagesave

Autori:Zekirja Shabani

iStock_000015151608Small_LSvpzPdLDE_l

Kosova vazhdon të mbetet larg zhvillimit të kënaqshëm ekonomik, pavarësisht se ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon.

Bilanci i pagesave në Kosovë është përkeqësuar në gjysmën e këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në tre mujorin e dytë të këtij viti, deficiti i llogarisë rrjedhëse dhe kapitale ka shënuar vlerën prej 162.8 milionë euro, nga 114.3 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë vitit paraprak.

“Ky përkeqësim i deficitit të llogarisë rrjedhëse kryesisht i atribuohet rritjes se deficitit në mallra për 4.2 për qind, përderisa bilanci i llogarisë së tregtisë në shërbime u zvogëlua për 4 për qind. Gjithashtu, në TM2 2014 kundrejt TM2 2013, llogaria e të ardhurave parësore dhe dytësore u karakterizuan me zvogëlim të bilancit pozitiv”.

Sipas raportit, deficiti i llogarisë së mallrave arriti vlerën prej 1.6 miliard euro deri në muajin shtator të këtij viti, që paraqet një rritje prej 3.3 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shkruan Tribuna.

“Gjithsej eksportet në shtator të vitit 2014 arritën vlerën 237.7 milionë euro, që përkon me një rritje vjetore prej 6.2 për qind. Rritja e eksporteve gjatë kësaj periudhe kryesisht i atribuohet rritjes së vlerës së eksporteve të metaleve bazë, si kategori me peshën më të lartë në kuadër të gjithsej eksporteve të vendit, rritjes së eksporteve të produkteve minerale dhe eksporteve të produkteve bujqësore.

Vlera e gjithsej importeve në Kosovë, në shtator 2014, arriti në 1.9 miliard euro, që paraqet një rritje vjetore prej 3.7 për qind (rënie vjetore prej 3.1 për qind në shtator 2013)”, thuhet në raport.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/perkeqesohet-bilanci-i-pagesave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala