Përfundon intervistimi në Speciale pas 3 orësh, Veseli nuk jep detaje

Autori:Gazeta Fjala

Veselii-600x360

Pas më shumë se tre orësh ka përfunduar intervistimi i kreut të PDK’së, Kadri Veselit, në Gjykatën Speciale.

Megjithatë ish-komandanti i UÇK ‘së, nuk është deklaruar për mediat rreth asaj që ka ndodhur brenda zyrave të Speciales.

Kreu i Kuvendit kishte paralajmëruar se do të mbrohej në heshtje, megjithatë gjithçka pritet të sqarohet në vazhdim duke qenë se intervistimi ka zgjatur më shumë se tri orë.

Ftesa Veseli i kishte ardhur më 7 nëntor, megjithatë nuk ishte bërë e ditur se në çfarë cilësie ishte ftuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/perfundon-intervistimi-ne-speciale-pas-3-oresh-veseli-nuk-jep-detaje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala