Përfudon pa marrëveshje takimi i liderëve për Demarkacionin

Autori:Gazeta Fjala

demarkacioni

Ka përfunduar takimi mes liderëve politikë lidhur me Demarkacionin. Pas këtij takimi, Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën ka thënë para gazetarëve se ndoshta këto bisedime do të vazhdojnë.

“Sot kemi pritur ne si opozitë që të nënshkruhet marrëveshja dhe të ecet më tutje. Procedimi i kësaj çështje në Kuvend pas ditës së sotshme është e pa arsyeshme”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se e vetmja çështje që është diskutuar ka qenë rishikimi i marrëveshjes dhe se pozita nuk ka qenë e gatshme të bëjë një gjë të tillë.

Në anën tjetër lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se nuk kanë arritur ta nënshkruajnë marrëveshjen për rishqyrtimin e Demarkacionit pasi që koalicioni qeverisës kishte ndryshuar qëndrim.

“Mendoj që këto takime do të vazhdojnë nëse Naim Rashtiti dhe grupi i tij kanë qëllim që ti vazhdojnë, por kjo mënyrë e ndryshimit të qëndrimeve brenda natës është një problem i jashtëzakonshëm në Republikën e Kosovës”, ka thënë Ymeri, duke shtuar se koalicioni e pengoi që kjo marrëveshje të arrihet.

Ai ka shtuar se kanë qenë të pajtuar edhe me draftin që kanë pasur më herët edhe me ndryshimin e vogël që është bërë që fjala shqyrtim është kthyer në rishqyrtim.

Ndërkaq zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi ka thënë se opozita kishte kërkesë që të rishqyrtohet procesi dhe se kjo ka qenë pengesë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/perfudon-pa-marreveshje-takimi-i-lidereve-per-demarkacionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala