Përfitimet shëndetësore të kivit

Autori:Gazeta Fjala

kivi

Kivi përmban sasi të lartë të fibrave të cilat përmirësojnë sëmundje si diabeti, zvogëlon nivelin e kolesterolit, përmirëson kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe ul probabilitetin e sulmeve të zemrës.

Kivi përmban sasi të madhe të vitaminës C, E dhe A, kalium dhe një sasi të mirë të betakarotenit. Vitamina C është një antioksidant që shkrihet në ujë e është provuar se mbron trupin tonë nga radikalet e lira, përmirëson shëndetin e individëve të cilët e konsumojnë rregullisht atë kundër të gjitha llojeve te sëmundjeve.

Ky frut gjithashtu sasi të lartë të fibrave të cilat përmirësojnë sëmundjen e diabeti sepse mban nivelin e sheqerit nën kontroll dhe kancerin e zorrës së trashë sepse fibrat lidhen me komponimet toksike në zorrën e trashë dhe ndihmon në largimin e tyre.

Fibrat gjithashtu janë provuar se zvogëlojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe ulin probabilitetin e sulmeve të zemrës

Ndër të tjera kivi ndalon kollitjen sidomos te fëmijët dhe mbronë ADN-në nga mutacionet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/perfitimet-shendetesore-te-kivit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala