Përbërësi që po sjell rezultat, zbardhni dhëmbët në kushte shtëpiake

Autori:Zekirja Shabani

tumblr-inline-o48o8osr3t1tm6deu-540_1544252785-6454708 (1)

Shtresat e gështenjta apo të verdha në dhëmbë mund t’i eliminoni vetë në shtëpi!
Kariesi – është problem i shpeshtë, ndërkaq stomatologjia bashkëkohore propozon mënyra të shumta për eliminimin e tij. Mirëpo, ekzistojnë metoda me të cilat ky problem zgjidhet në mënyrë të shkëlqyeshme, por do të kurseni edhe para.

Higjiena e themeltë e gavrës së gojës është shumë me rëndësi: nëse nuk kihet kujdes për zmaltin e dhëmbëve dhe nëse me kohë nuk eliminohet kariesi i dhëmbëve, mund të zhvillohen sëmundje inflamatore – paradontopatia , te e cila infeksioni arrin nëpër rrënjë, në vetë dhëmbin, që shkakton inflamacionin e indeve të buta.

Për fat të mirë, ekzistojnë mjete natyrore për preventivën e kësaj sëmundjeje të pakëndshme!

Si të eliminohet kariesi i dhëmbëve në kushtet shtëpiake:

Nevojiten: 40 gr lëvozhgë arrash, 250 ml ujë.

Përgatitja: Vloni lëvozhgën në ujë 20 minuta. Hiqeni nga shporeti dhe mbulojeni. Ftoheni dhe kullojeni. Njomeni brushën e dhëmbëve me këtë tretje dhjetë minuta.

Pastaj me të në mënyrë të themeltë pastroni dhëmbët, kohë pas kohe duke e njomur në tretje. Këtë procedurë mund ta përsërisni edhe deri në tri herë në ditë.

Tretjen e përgatitur mund ta përdorni 2 ditë, pastaj përgatiteni sërish. Pas disa ditëve rezultati do t’ju lumturojë!

Lëvozhga e arrës është mjet i fuqishëm antibakterial, e cila, gjithashtu, ndihmon në pastrimin e zmaltit të dhëmbëve nga shtresat e pakëndshme.

Kjo procedurë është e dobishme edhe për ata të cilët vuajnë nga gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve: inflamacioni shpejt zhduket.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/perberesi-qe-po-sjell-rezultat-zbardhni-dhembet-ne-kushte-shtepiake/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala