Për tre muaj, Qeveria shpenzoi 439 milionë Euro

Autori:Gazeta Fjala

qeveria11

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tremujorit të dytë (TM2) të vitit 2017.
Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM2 2017 ishte 448.7 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhim, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në TM2 2017, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 439.0 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (31%); kontributet sociale dhe përfitimet (24%); formimi i kapitalit bruto (23%); dhe konsumi i ndërmjetëm (10%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/per-tre-muaj-qeveria-shpenzoi-439-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala