Për këto 10 veprime ekzekutohesh në Korenë Veriore

Autori:Gazeta Fjala

CA05801ce1440d98-e1496362731845

Koreja e Veriut, zyrtarisht Republika Popullore Demokratike e Koresë , është vend i pavarur në Azinë Lindore, i shtrirë në gjysmën veriore të Siujdhesës Koreane. Kufizohet në veri dhe veriperëndim me Republikën Popullore të Kinës, me Rusinë në një pikë të skajshme në verilindje, si dhe me Republikën e Koresë (Korenë e Jugut) në jug.
Jemi mësuar të dëgjojmë për vrasjet mizore të presidentit koreano-verior, Kim Jung-un, por ka edhe shumë gjëra të tjera që diktatori i ndalon me dekret presidencial.

1. Të konsumosh alkool

Një oficer u ekzekutua në vitin 2013, për mungesë respekti ndaj Kim Jong-il pasi konsumoi alkool gjatë zisë 100-ditore.

2. Të shohësh televizor

Vitin e fundit janë ekzekutuar 80 njerëz për shkak se kanë parë emisione televizive të Koresë së Jugut. Ekzekutimet janë parë nga 10 mijë njerëz, përfshirë dhe fëmijë.

3. Të drejtosh makinën

Vetëm zyrtarët shtetërorë lejohen të kenë një makinë. Vetëm 1 në 100 njerëz ka një makinë në Korenë e Veriut.

4. Të luash muzikë

Asnjë këngë perëndimore nuk lejohet të dëgjohet.

5. Të kesh kontakt me njerëz jashtë vendit

Të telefonosh dikë jashtë Koresë së Veriut mund të të kushtojë me jetë. Në vitin 2007 një person u vra në stadium pasi bëri disa telefonata ndërkombëtare.

6. Të japësh mendim

Asnjë opinion nuk lejohet. Kushdo që kritikon regjimin dërgohen në kamp edukimi.

7. Të braktisësh vendin

As mos i mendoni pushimet në Korenë e Jugut.

8. Të besosh

Koreja e Veriut pretendon se ofron liri besimi, por një grua u ekzekutua pasi shpërndau librin e Biblës.

9. Të shohësh porno

Shikimi dhe shitja e pornografisë dënohet me vdekje.

10. Të jesh online

Koreja e Veriut nuk lejon përdorimin e internetit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/per-keto-10-veprime-ekzekutohesh-ne-korene-veriore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala