Për 3 vjet, realizuan veç 39 ër qind të premtimeve

Autori:Gazeta Fjala

vota

Për tri vjet të qeverisjes, kryetarët e komunave të Kosovës kanë përmbushur vetëm 39 për qind të premtimeve që i kanë dhënë para zgjedhjeve. Në kohën kur ka mbetur vetëm edhe një vit deri në zgjedhje, monitoruesit e komunave raportojnë për nota të dobëta qeverisëse. Sipas Institutit për Studime të Avancuara “GAP”, vetëm Vitia dhe Obiliqi kanë kaluar gjysmën e premtimeve, të tjerat kanë ngelur nën 50 për qind. Dragashi ka mbetur i fundit me 15 për qind të premtimeve të realizuara

Në tri vitet e para të mandatit të tyre qeverisës, kryetarët e komunave të Kosovës kanë përmbushur mesatarisht 39 për qind të premtimeve të dhëna në fushatën parazgjedhore të vitit 2013. Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e komunave shprehen të kënaqur me punët që janë kryer deri më tani, duke thënë se janë përmbushur shumica e premtimeve.

Në bazë të platformës monitoruese të Institutit për Studime të Avancuara “GAP”, premtimet më së shumti janë përmbushur në këto komuna: Viti 53%, Obiliq 50%, Shtime 47% dhe në Gjakovë, Podujevë e Malishevë me nga 46%. Në anën tjetër, premtimet më së paku janë përmbushur në këto komuna: Dragash 15%, Kamenicë 30%, Deçan 31%, Fushë Kosovë, Lipjan e Junik me nga 33 %. /Zeri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/per-3-vjet-realizuan-vec-39-er-qind-te-premtimeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala