Për 1 javë 332 dënime për ngasësit e veturave pa regjistrim

Autori:Gazeta Fjala

policia-apelon-p-euml-r-kujdes-n-euml-komunikacion-gjat-euml-ver-euml-s-hd-780x439_1474748301-840550

Polica e Kosovës ka njoftuar se nga data 5 deri më 12 prill ka organizuar një operacion për ndëshkimin dhe largimin nga qarkullimi veturat e paregjistruara.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë shqiptuar gjithsejtë 332 gjoba për kundërvajtje sa i përket drejtimit të mjetit të paregjistruar, kurse 169 mjete janë larguar nga trafiku rrugor si dhe janë konfiskuar 47 palë targa.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që me rastin e daljes në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet në fushën e trafikut rrugor, në të kundërtën PK-ja në vazhdimësi do të veprojë në realizimin e detyrave dhe operacioneve të tilla.

“Prandaj, në këtë fushë kërkohet një përkushtim, bashkëpunim dhe vigjilencë nga të gjithë ne, sepse secili mund të japë kontributin e tij në krijimin e një sigurie më të madhe në trafikun rrugor në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/per-1-jave-332-denime-per-ngasesit-e-veturave-pa-regjistrim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala