Pensionistët kërkojnë nga Haradinaj që pensionet t’u ndahen sipas kontributit

Autori:Gazeta Fjala

pensionisti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Lidhjen e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës, të përfaqësuar nga kryetar i Shaban Kajtazi, të cilët e uruan atë për përgjegjësitë e reja.

Kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë që ai drejton që të sigurohet përkujdesje më dinjitoze për pensionistët e Kosovës dhe që të rritet mirëqenia e tyre, sepse sipas tij, shoqëria kosovare këtë temë e ka vonuar shumë.

Pensionistët dhe invalidët e punës kërkuan që të ndryshohet Ligji për pensionistët dhe të ndahen pensionet sipas kontributdhënies.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pensionistet-kerkojne-nga-haradinaj-qe-pensionet-tu-ndahen-sipas-kontributit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala