Pendarovski: Ballkani Perëndimor të refuzojë të gjitha alternativat tjera përpos antarësimit në BE

Autori:Gazeta Fjala

Pendarovski-600x360-1

Stevo Pendarovski, presidenti Maqedonisë së Veriut, kërkon organizimin e një samiti midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian ku të refuzohet çdo propozim të ndryshëm nga anëtarësimi.

Në një intervistë për median serbe, RTS, Pendarovski ka deklaruar se “ne nuk e shohim veten si fqinj evropianë”, që është një kategori që aplikohet për Moldavinë, Ukrainën dhe shtetet e e Azisë Qendrore.

“Në një prej takimeve në Bruksel, delegacionit tonë iu tha se një alternativë kundrejt anëtarësimit po konsiderohet, në formën e tregut më të gjerë evropian pa institucione politike”, deklaroi Pendarovski, duke shtuar se ky propozim nuk është i kënaqshëm dhe se ky mesazh duhet të jepet në rast të një samiti.

Sipas mediave të ndryshme në Evropë, ky propozim është bërë nga diplomacia franceze, por ambasadori i Francës në Beograd e mohoi pretendimin duke theksuar se “do të mbahet premtimi për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pendarovski-ballkani-perendimor-te-refuzoje-te-gjitha-alternativat-tjera-perpos-antaresimit-ne-be/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala