Pemët dhe perimet më të shëndetshme në botë

Autori:Gazeta Fjala

Pemë dhe Perime

Në një botë të jetës së nxituar, ku e hamë gjënë e parë që na shkon në mëndje dhe shpesh ndeshemi me problemet e peshës së tepërt dhe sëmundjeve të ndryshme, është shumë e rëndësishme të informohemi në lidhje me ushqimin i cili është i shëndetshëm për zemrën, që zvogëlon rrezikun nga kanceri, diabeti apo sëmundjet e zemrës.

Në vijim ju sjellim listën e pemëve dhe perimeve më të shëndetshme të cilat nuk do të duhej t’i anashkalonit, në dietën tuaj të përditshme.

Kajsitë

Janë plot me beta karoten, i cili parandalon dëmtimet radikale dhe i mbron sytë. Trupi e shndërron këtë përbërës në vitaminë A, me ç’rast i eliminon mundësitë e shfaqjes së kancerit, veçanërisht kancerit të lëkurës. Një kajsi ka 17 kalori, 0 yndyra dhe 1 gram fibra. Ato mund të hahen të freskëta apo të thata, por në qoftë se janë shumë të buta, i humbin përbërësit ushqyes.

Avokado

Ndihmon në uljen e kolesterinës dhe ngrit nivelin e HDL-së (lipoproteinës me densitet të lartë). Një fetë ka 81 kalori, 8 gramë yndyrë dhe 3 gramë fibra. Në vend të majonezës të cilën e vendosini në hamburger, vendosni disa feta avokado.

Mjedrat

Kanë përbërës kundër zhvillimit të kancerit, por edhe shumë vitaminë C dhe fibra të cilat janë të shkëlqyeshme në parandalimin e kolesterinës dhe sëmundjeve të zemrës. Një filxhan përmban vetëm 60 kalori, 1 gram yndyrë dhe 8 gramë fibra. Me mjedra të freskë ta më së miri shkon jogurti pa yndyrë apo drithërat.

Pjepri

Vitamina C dhe beta karoteni, dy antioksidantë të fuqishëm, në bashkëpunim me kaliumin, të cilin e ka dyfish më shumë se bananet, janë një përbërës i shkëlqyeshëm në dietën e përditshme. Gjysma e një pjepri ka 97 kalori, i gram yndyrë dhe 2 gram fibra. Propozimi për servim: priteni në copa të vogla dhe vendoseni në frigorifer, pastaj e vendosni në blender dhe do ta fitoni një pije të mrekullueshme të ftohtë.

Lëngu i boronicës së kuqe

Pastron gjakun nga infeksionet e fshikëzës dhe kështu mbron nga zhvillimi i baktereve të dëmshme. Një filxhan i këtij lëngu ka 144 kalori, 0 gram yndyra dhe 0 fibra. Bleni lëng boronice 100 për qind të pastër dhe shtojani atë ujit që e pini çdo ditë, pa shtuar sheqer.

Domatet

Përmbajnë likopen, një prej karotenoideve më të forta i cili shërben si antioksidant në organizëm. Hulumtimet e fundit tregojnë se domatet mund ta ulin rrezikun e problemeve lidhur me rrugët urinare, stomakun dhe zorrën e trashë, nëse hahet nga gjysmë në ditë. Një domate ka 26 kalori, 0 yndyra dhe 1 gram fibra. Priteni domaten e freskët në feta, hidhni vaj ulliri sepse likopena më së miri absorbohet nëse hahet në kombinim me pak yndyrë.

Rrushi i thatë

Është një burim i shkëlqyer hekuri i cili ndihmon në qarkullimin e gjakut. Një gjysmë filxhani ka 218 kalori, 0 yndyra dhe 3 gramë fibra. Shtoni rrush te thatë konfleksit të cilin e hani në mëngjes, dhe kjo veçanërisht vlen për femrat të cilat gjatë menstruacioneve kanë nevojë për më shumë hekur.

Fiku

Ka shumë kalium dhe fibra, por edhe vitaminë B6, i cili është i nevojshëm për disponim të mirë. Ai zvogëlon kolesterinën dhe parandalon mbajtjen e ujit të tepërt në trup. Një fik ka 37-48 kalori, 0 yndyra dhe 2 gramë fibra. Fiku i freskët është më i shijshmi, por disa i preferojnë të thatë dhe i hanë ata si meze me ç’rast sjellin shumë energji dhe rekomandohen për atletët.

Qepët

Përmbajnë një nga flavonoidët më të fuqishëm, të cilët janë antioksidantë natyror. Studimet kanë treguar se qepa mbron kundër kancerit, dhe një fetë e qepës së copëtuar ka 61 kalori, 0 yndyra dhe 3 gramë fibra. Qepa furnizon organizmin me energji, kështu që nëse nuk ju pëlqen të përloteni derisa e copëtoni, ju mund ta skuqni atë në tigan dhe ta shërbeni me oriz ose perime të tjera.

Atiçoka

Kjo perime me pamje të çuditshme është gjithashtu e mirë kundër kancerit dhe kolesterinës, gjë që në kohën e tashme, kur shumica prej nesh hamë ushqim të pashëndetshëm, është shumë e rëndësishme. Një artiçokë ka 60 kalori, 0 yndyra dhe 7 gram fibra. Ziejeni atë në ujë për 30 deri në 40 minuta, shtrydhni lëng limoni në të, hiqni mbështjellësin me gishta sepse në mes është pjesa më e shijshme.

Brokoli

Është shumë i rëndësishëm për femrat sepse redukton rrezikun e kancerit të gjirit. Ka shumë vitaminë C dhe beta karoten. Një filxhan ka 25 kalori, 0 yndyra dhe 3 gramë fibra. Jini të kujdesshëm të mos e zieni brokolin, por më mirë gatuajeni në avull ose në mikrovalë. Mbi të mund të shtrydhni lëng limoni për t’i shtuar materie ushqyese dhe vitaminë C.

Spinaqi

Përmban luteinë dhe karotenoide të cilat mbrojnë kundër degjenerimit makular, i cili shkakton verbëri tek të moshuarit. Kjo mbretëri e gjelbërimit ndihmon në ruajtjen e pamjes rinore, ndërsa një filxhan ka vetëm 7 kalori.

Hudhra

Edhe pse ka një aromë të fortë, ajo është e dobishme për uljen e LDL-së, ose të ashtu-quajturin “kolesterina e keqe”. Hudhra e ul edhe shtypjen e gjakut dhe ndihmon në parandalimin e çrregullimeve të stomakut dhe kancerit të zorrëve. Një fetë ka vetëm 4 kaloi, pa yndyrë dhe fibra. Ziejeni gjithë thelbin 15 deri 20 minuta, deri sa të zbutet, pastaj lyejeni atë në bukë në vend të gjalpit.

Embrioni i grurit

Një lugë e vogël kompenson 7 për qind të magnezit, të cilin duhet konsumuar gjatë ditës. Magnezi është i rëndësishëm për parandalimin e dhimbjeve të muskujve, ndërsa në embrionet e grurit ka mjaft edhe vitaminë E. Një lugë e vogël ka 27 kalori, i gramë yndyrë dhe po aq edhe fibra. Vetëm hidheni atë mbi jogurt, fruta ose drithëra.

Thjerrëza

Është e shkëlqyeshme kundër kancerit të gjirit, për shëndetin e zemrës, dhe ka 9 gramë proteina në gjysmë filxhani. Nëse kjo sasi zihet, ajo ka 115 kalori, pa yndyrë dhe ka 8 gramë fibra. Hani ato dhe do të jeni të furnizuar me proteina.

Kikiriki

Redukton sëmundjet e zemrës për 20 për qind. Një grusht me kikirikë ka 166 kalori, 14 gramë yndyrë dhe 2 gramë fibra. Gjithmonë mbani një pako në çantën tuaj, mund të jetë një zëvendësues i mirë për një vakt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pemet-dhe-perimet-me-te-shendetshme-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala