PDK: Shpend Ahmeti mashtroi qytetarët edhe me hartat e autobusëve (Video)

Autori:Gazeta Fjala

Autobuset-e-Prishtines

Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë, ka publikuar një video përmes së cilës ka paraqitur një mashtrim të kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje për qytetarët e Prishtinës.

Në video shihet se si kryetari aktual i Prishtinës më 2013 kishte paralajmëruar se do të vendoste harta të linjave të autobusëve nëpër stacione, por më 2017, stacionet shihen të gjitha të mbuluara me reklama, por pa asnjë hartë të linjave të autobusëve.

“Ky është vetëm një prej shembujve të thjeshtë që tregon dembelinë dhe gënjeshtrat e Shpend Ahmetit dhe Vetëvendosjes. Në fushatë, në vitin 2013, performoi duke vendosur në stacionet e trafikut urban harta të orareve dhe shtrirjes së autobusëve publikë në Prishtinë. E si kryetar tash e katër vjet nuk ka bërë asgjë për këtë”, ka shkruar dega e PDK-së në Prishtinë, në faqen e Facebookut.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pdk-shpend-ahmeti-mashtroi-qytetaret-edhe-me-hartat-e-autobuseve-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala