PDK: Muri në veri po ndërtohet me marrëveshje me Bahtirin

Autori:Gazeta Fjala

muri-ne-mitrovicen-e-veriut-e1481196291565

PDK në Mitrovicë, po e akuzon kryetarin Agim Bahtiri se janë marrë vesh me homologun e tij të Mitrovicës së Veriut Goran Rakqi për ndërtimin e murit tek ura e Ibrit, që simbolizon ndarjen e qytetit në etni.

Këto akuza, të enjten, i ka shpalosur zëdhënësi i PDK’së në Mitrovicë, Mehdi Haxha, gjatë një konference të jashtëzakonshme.

Ndërsa, kryetari i kësaj dege të PDK’së, Rrustem Musa ka kërkuar që kryetarit Bahtiri ti ndalohet përfaqësim i Mitrovicës në bisedime për marrëveshje, pasi sipas tij, ai, bashkë me Rakiqin po bëjnë pazare në shkëmbim të territoreve.

Për më tepër, ai kërkoi edhe dorëheqjen e Bahtirit.

“Duke parë se te ky person ka humbur besimi i qytetarëve dhe i partive politike për të bashkëqeverisur dhe tani qeverisë me një pakicë politike, kërkojmë nga organet kompetente shtetërore që kryetarit, Agim Bahtiri t’i ndalohet përfaqësimi i Mitrovicës në bisedime që kanë të bëjnë me pjesën veriore të Mitrovicës dhe i njëjti të jep dorëheqje sa më parë”, citojnë mediat të ketë deklaruar Musa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pdk-muri-ne-veri-po-ndertohet-me-marreveshje-me-bahtirin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala