PDK e LDK, kundërshtojnë debatin e kërkuar nga Vetëvendosje

Autori:Gazeta Fjala

kuvendi-ks-640x352

Kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për të diskutuar rreth vdekjës së aktivistit të kësaj partie, nuk e sheh të arsyshme, Zenun Pajaziti, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Pajaziti thotë se do të mbështesin të gjitha rezultatet që do të dalin, mirëpo nuk e sheh të arsyshme diskutimin në Kuvend, shkruan Gazeta Fjala.

“Ne nuk i ndihmojmë drejtësisë, ne jemi të interesuar dhe do ta mbështesim gjithcka që del prej atij rezultati, të gjitha organet në përputhje me rezultatet. Por të gjithë përgjegjësite, ne nuk duhet të paragjykojmë, të kemi parasysh edhe familjen e Deharit. PDK pret që institucionet e drejtësisë të dalin rezultatet”, ka thënë Pajaziti.

Edhe Ismet Beqiri, nga LDK, nuk është pro debatit. Ndërsa pro debatit janë shprehur Pal Lekaj, nga AAK, e Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën. /GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pdk-e-ldk-kudnershtojne-debatin-e-kerkuar-nga-vetevendosje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala