PDK akuzon RTK-në se theu heshtjen zgjedhore

Autori:Gazeta Fjala

RTK-1-629x358

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, përmes një njoftimi për media ka thënë se “reagon ashpër ndaj thyerjes së heshtjes zgjedhore nga RTK”.

“Partia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas, reagon ndaj thyerjes së heshtjes zgjedhore nga ana e Radio Televizionit të Kosovës, me rastin e ritransmetimit të debatit të zhvilluar nga kandidatët për kryetar të Drenasit. Ritransmetimi i debatit në ditën e heshtjes zgjedhore, është shkelje e rëndë e heshtjes zgjedhore, ligjit për zgjedhje lokale, kodit etik dhe kodit zgjedhor”, thuhet në reagimin e PDK-së.

“RTK ka ritransmetuar debatin e zhvilluar nga kandidatët për kryetar të Drenasit, sot, kur heshtja zgjedhore është në fuqi. PDK i bën thirrje televizionit publik që mos të bie nën ndikimin e subjekteve politike që kanë për qëllim manipulimin e publikut përmes mediave, ndërsa fton që edhe subjektet politike por edhe mediat të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe kodin zgjedhor”, thuhet më tej aty.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pdk-akuzon-rtk-ne-se-theu-heshtjen-zgjedhore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala