PD i thotë po demarkacionit

Autori:Gazeta Fjala

Partia-e-drejtesise

Partia e Drejtësisë ka përsëritur qëndrimin se përkrah votimin e marrëveshjes së Demarkacionit, pavarësisht se deputetja e vetme nga kjo pari, Labinotë  Demi-Murtezi, ka thënë se do të votojë kundër.

Kjo pari me anë të një komunikate për media ka sqaruar  se vendimi i mar nga Kryesia e Partisë  në mbledhjen e 24 gushtit për të përkrahur miratimin e demarkacionit është bërë në përputhje me statutin e partisë.

“Nuk bëhet fjalë për vendim të marr ad hoc por për qëndrim konsistent politik të partisë përkitazi me këtë çështje tejet të ndjeshme për vendin dhe qytetarët e tij në trajtimin e së cilës nevojitet të sigurohet shkalla maksimale e konsensusit të brendshëm politik dhe balansit ndërmjet interesave shtetërore të Kosovës dhe përgjegjësisë së sajë shtetërore për ruajtjen dhe avansimin e partneritetit strategjik me SHBA dhe shtetet e tjera të NATO-s, pa të cilin nuk mund të paramendohet realizimi i suksesshëm i interesave gjithëkombëtare dhe interesave jetike të qytetarëve të vendit”, thuhet në komunikatë e PD-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pd-i-thote-po-demarkacionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala