Pazaret e Shqipërisë me Turqinë

Autori:Gazeta Fjala

tur-6

Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë kanë pasur luhatje në krahasim me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet në gjashtë mujorin e parë të 2017 kanë pasur një rënie me 120 milionë krahasuar me gjashtë mujorin e dytë të këtij viti. Në periudhën janar-qershor 2017 eksportet kanë qenë në nivelin e 1 miliardë lekëve ndërsa këtë vit niveli i eksporteve ka shënuar rënuie në 880 milion lekë.

Situata ka qenë ndryshme me importet! Për sa i përket importeve kemi një rritje prej më shumë se 700 milionë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Në periudhën janar-qershor 2017 importet nga Turqia ishin në nivelin 24 miliard e 450 milionë lekë ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij viti importet kanë shënuar rritje në 25 miliard e 166 milion lekë.

Në përgjithësi është vënë re një rritje në grupin e mallrave të importuara si “ushqim, pije, duhan, material ndërtimi,produkte kimike, makineri” dhe një ulje në importin e mallrave si “prodhimi druri dhe letre dhe artikuj prej lëkure”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pazaret-e-shqiperise-me-turqine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala