Pasojat e taksës

Autori:Gazeta Fjala

taksa ujra

Shtetet e Bashkuara i kanë vënë në veprim masat e paralajmëruara për shkak të mospezullimit të taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Pas mosdhënies së vizës kryeministrit Haradinaj për të udhëtuar në SHBA për Lutjet e Mëngjesit, një gjeneral i lartë amerikan anuloi vizitën e caktuar më herët, në prag të 11-vjetorit të Pavarësisë.

Këto masa pritet të përshkallëzojnë nëse Qeveria i reziston vendimit për pezullimin e taksës, shkruan sot Koha Ditore.

Pasojat do t’i ndiejë Forca e Sigurisë, e cila ka nisur procesin e transformimit në Ushtri. Pas këtij zhvillimi, të hënën janë mbledhur liderët institucionalë. Takimin e ka dominuar kërkesa e Veselit dhe Thaçit drejtuar kryeministrit për ta hequr taksën, në mënyrë që t’i jepet shans marrëveshjes me Serbinë. Por kryeministri Haradinaj nuk ka dhënë shenja zmbrapsjeje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pasojat-e-takses/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala