Pasaportat më të fuqishme në botë, këtu gjendet Kosova

Autori:Gazeta Fjala

vizat-852x460

Derisa tanimë kanë mbetur edhe pak kohë deri në përfundimin e vitit 2019, është publikuar edhe lista e vendeve me pasaportat më të fuqishme.

Kjo është matur me atë se sa kanë të drejtë të lëvizin nëpër shtete tjera, qytetarët e vendeve të ndryshme, shkruan gazeta inFokus.

Në vend të parë, janë qytetarët e Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët, me atë pasaportë, kanë të drejtë të lëvizin pa viza në 119 shtete, derisa ajo do u ipet kur të arrijnë në 59 vende tjera.

Ndërsa, duhet të aplikojnë për viza në 20 shtete tjera, shkruan gazeta inFokus.

Në vendin e dytë, pasaportën më të fuqishme e ka Gjermania, ndërsa në vend të tretë është Finlanda, e përcjellur nga Luksemburgu.

E Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë në vendin e 15-të.

Nga 199 shtete, në listën e publikuar nga “Arton Capital Passport Index”, Kosova gjendet në vendin e 184, ku kosovarët pa viza mund të shkojnë në vetëm 14 shtete.

Serbia është në vendin e 70, ndërsa Shqipëria në vendin e 94, shkruan gazeta inFokus.

E në vendin e fundit është Afganistani, me të drejtë lëvizjeje vetëm në 5 vende, e përcjellur nga Iraku, Siria, Pakistani e Somalia.

Ndërsa, veç këtyre, më keq se Kosova është edhe Jemeni, Palestina, Sudani, Irani, Korea e Veriut, Libia, Eritrea, Etiopia, Bangladeshi e Nigeria./Gazeta inFokus/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pasaportat-me-te-fuqishme-ne-bote-ketu-gjendet-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala