Pas tri humbjeve, AC Milan gjen fitoren

Autori:Gazeta Fjala

genoa-3-600x360 (1)

Milan i është rikthyer fitoreve pas tri humbjeverresht në Serie A. AC Milan e ka bërë këtë në Genoa, të cilën skuadër e mundi me rezultat 1-2. Për 20 minuta Genoa luajti me një lojtarë më pak, pasi që Davide Biraschi u ndëshkua me karton të kuq

Me në fund Milan kthehet të rezultatet pozitive. Ishte një fitore e madhe për ekipin e Milanos e cila vinte pas një serie prej tri humbjesh në Serie A.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për vendasit të cilët edhe arritën të goli i epërsisë.

Ishte një gabim trashanik i Pepe Reinas në minutën e 41-të ku një goditje nga gjuajtja e lirë e Schone shndërrohet në gol për të kaluar Genoa në epërsi.

Pjesa e parë përmbyllet me rezultat minimal të Genoas.

Në pjesën e dytë Milan bën presion dhe e shënon golin e parë në minutën e 51-të te ndeshjes. I transferuari i ri i Milan nga Real Madridi, Theo Hernandez barazon rezultatin.

Milan vazhdonte të ishte më e mirë dhe të krijon shanse me shumë dhe në minutën e 56-të shkaktohet penallti por edhe përjashtohet nga loja me të kuq Davide Biraschi i Genoas.

Penalltinë në gol e shndërron Franck Kessie në minutën e 57-të.

Genoa ishte me këmbëngulëse në minutat në vazhdim. Si rezultat i presion, Davide Calabria po ashtu përjashtohet me karton të kuq në minutën e 79-të te ndeshjes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pas-tri-humbjeve-ac-milan-gjen-fitoren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala