Pas taksës, import minimal nga Serbia

Autori:Gazeta Fjala

auto-auto-auto-auto-taksa-doganore-650x3581546814625154688354715471295531547583656_1552158217-4808517

Ramush Haradinaj, me vendosmëri vazhdon të mbrojë tarifën për produktet serbe.

E pos arsyeve politike për këtë veprim, kryeministri i Kosovës thotë se kjo masë ndaj Serbisë ka dhënë rezultat edhe në rritjen e prodhimit vendor.

E se ka rritje të prodhimit vendor e konfirmojnë në Klubin e Prodhuesve të Kosovës.

Edhe në Doganën e Kosovës, thonë se tash e gati katër muaj prej vendosjes së taksës, produktet me origjinë serbë e boshnjake tashmë janë zëvendësuar në tregun vendor.

Ndërkohë, është shënuar rekord në rënien e nivelit të importit nga Serbia përgjatë muajve sa është vendosur taksa 100% nga Qeveria e Kosovës.

Për një muaj, viteve të kaluara mesatarisht Kosova ka importuar nga Serbia rreth 35 milionë euro produkte, derisa tash mesatarja arrin në 150 mijë euro.

E këto produkte të importuara kryesisht janë lëndë e parë që vijnë nga Serbia.

Në anën tjetër, për prodhuesit kosovarë kjo konsiderohet vetëm një shtytje, derisa presin lehtësira të tjera nga shteti.

Prej 21 nëntorit Qeveria e Kosovës ka vendosur tarifë prej 100% për produktet me origjinë serbe dhe ato të Bosnjës e Hercegovinës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pas-takses-import-minimal-nga-serbia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala