Pas raportimit të gazetës inFokus reagon Arbërie Nagavci e VV-së, “Të pangopur e të pacipë”

Autori:Gazeta Fjala

arberie-nagavci-660x330

Gjatë ditës së hënë, gazeta inFokus, raportoi për shepnzime të mëdha që bëri gjatë detyrës që kishte Rexhep Hoti.

Ky i fundit, mbajti pozitën e koordinatorit Nacional për Kulturë, Arsim dhe Sport, shkruan gazeta inFokus.

E gjatë kësaj periudhe, Hoti, bashkë me stafin e tij, kanë shpenzuar mbi 40 mijë euro, ku veç për mëditje, akomodim, dreka zyrare e kredit kartat, janë harxhuar 30 mijë e 318 euro.

Për këtë punë ka reaguar edhe Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes, e cila pas takimit që patën grupet punuese të partisë së saj me ata të LDK-së, ka thënë që më nuk d otë ketë pozita të shpikura, për të rahatuar persona të caktuar.

“Sot realizuam takimin e rradhës me përfaqësues të LDK-së. Harmonizuam programin dhe prioritetet tona në arsim e shëndetësi. Një nga qëndrimet për të cilat u dakorduam plotësisht ishte se pozita e shpikur në qeverisjen e kaluar, Koordinator Nacional për Kulturë, Arsim dhe Sport, nuk do të ekzistoj më”, ka thënë Nagavci.

Madje, kjo e fundit, gjithashtu ka shtuar se pozita që mbajti Hoti, vetëm sa iu bëri dëme shkollave.

“Kjo pozitë u krijua vetëm që të rehatohet Rexhep Hoti. I njëjti çorganizoi shkollat e ndërhyri duke organizuar gara për fëmijët, pa përfilluar as kriteret bazike pedagogjike e psikologjike. Ishte krejtësisht jotransparent dhe i papërgjegjshëm në Komisionin për Arsim ku e patëm ftuar të raportonte”.

“Por përveç mungesës së kompetencës dhe papërgjegjësisë paska keqpërdorur maksimalisht buxhetin, vetëm Rexhep Hoti i ka shpenzuar 30 mijë e 318 euro për mëditje, akomodim, drekat zyrtare, kredi kartat. Dy këshilltaret e ti poashtu kanë shpenzuar mbi 10 mijë euro për akomodime e bileta. Të pangopur e të pacipë. Rastet si ky nuk janë të izoluara, por kjo mënyrë e qeverisjes së korruptuar tashmë ka përfunduar e të tillët duhet të japin përgjegjësi për çdo keqpërdorim”./Gazeta inFokus/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pas-raportimit-te-gazetes-infokus-reagon-arberie-nagavci-e-vv-se-te-pangopur-e-te-pacipe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala