Partitë politike ende mbajnë sekret shpenzimet e fushatës së zgjedhjeve nacionale

Autori:Gazeta Fjala

auto_partite-politike1496149687-650x358

Demokraci Plus (D+) ka publikuar infografikën e radhës ku matet funksionalizimi, mirëmbajtja dhe azhurnimi i webfaqeve zyrtare të subjekteve kryesore politike në Kosovë.

Në përgjithësi, krahasuar me infografikën e para gjashtë muajve, vërehet një trend pozitiv në aspekt të funksionalizimit të webfaqeve të partive politike.

“Megjithatë, shqetësues mbetet fakti që asnjëra nga subjektet politike nuk i kanë të publikuara raportet e shpenzimeve nga fushata e fundit elektorale e zgjedhjeve nacionale në qershor të këtij viti. Raportet e shpenzimeve të rregullta të partive politike deri në vitin 2016 janë bërë publike nga AAK dhe LDK, përderisa Nisma dhe Vetëvendosje i kanë të publikuara vetëm deri në vitin 2015. Në anën tjetër, PDK nuk ka të publikuar asnjë raport të financave të saj në faqen zyrtare të partisë.”, thuhet në njoftim.

D+ u bënë thirrje subjekteve politike që të publikojnë raportet e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve të fundit si dhe raportet e rregullta financiare sepse transparenca financiare është e vetmja mënyrë për të kthyer besueshmërinë e qytetarëve tek partitë politike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/partite-politike-ende-mbajne-sekret-shpenzimet-e-fushates-se-zgjedhjeve-nacionale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala