Parkojnë lirisht në Prishtinë sepse policia s’ka mundësi t’ua marr veturën

Autori:Gazeta Fjala

autoparku1

Nëpër trotuare të Prishtinës, para objekteve të rëndësishme, direkt në rrugë apo në vend tjera të ndaluara ka me mijëra vetura të parkuara çdo ditë.

Një krosi e rrugës së Dardanisë, rrugët kryesore të qendrës dhe të gjitha rrugët anësore të kryeqytetit janë gjithnjë të bllokuara. Asnjë parkim nuk është legal. Është ngulfatur edhe lëvizja e njerëzve këmbë.

Por, Policia e Kosovës nuk i prek ato. As nuk mund ta bëjë një gjë të tillë edhe po të dojë. Arsyeja është e thjeshtë, nuk ka vend në parkingun e automjeteve të bartura me Marimangë. Hapësira e mbetur aty është për më së shumti 5 vetura.

Vendparkim tjetër të dedikuara për veturat e konfiskuara për parkim të parregullt nuk ka. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Fjala edhe Policia e Kosovës.

Aty janë të parkuara tashmë mbi 600 vetura, të cilat janë të konfiskuara pasi kanë kaluar mbi 6 muaj prej se janë aty. Komuna e Prishtinës pas disa muajve do t’i qes në ankand 400 prej tyre. Deri atëherë veturat mund të parkohen lirisht. Gjasat që të merren me marimangë janë të njëjta me goditjen nga vetëtima.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/parkojne-lirisht-ne-prishtine-sepse-policia-ska-mundesi-tua-marr-veturen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala