Parim Olluri: Sulmuesi i Vehbi Kajtazit është i afërt me Milaim Zekën

Autori:Gazeta Fjala

22537946-10210018959166389-1495070975-n_1507900144-4937109

Kryeredaktori i Gazetës “Insajderi”, Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht pak çaste më parë në një lokal në qendër të Prishtinës. Për sulmin ndaj tij është arrestuar Faton Ramadani, familjar i vëllezërve Kiçina. Drejtori i gazetës, Parim Olluri thotë se sulmi fizik ndaj Kajtazit lidhet me shkrimet që ky medium ka pasur për deputetin Milaim Zeka. Faton Ramadani është mik i ngushtë i deputetit të Nismës për Kosovën.

Vehbi Kajtazi është përgjakur si pasojë e një sulmi brutal fizik në qendër të Prishtinës.

Kryeredaktori i Gazetës Insajderi po pinte kafe në një lokal bashkë me kolegë gazetarë, kur një person i është afruar dhe e ka goditur në trup fillimisht. Dëshmitarët thanë për Gazetën Express se sulmuesi menjëherë ka filluar ta grushtojë Kajtazin, duke i shkaktuar lëndime në fytyrë.

Vehbi Kajtazi është prej gazetarëve më të mirë në Kosovë në fushën e hulumtimit. Ditëve të fundit ai ka pasur një serë shkrimesh rreth deputetit Milaim Zeka, i cili po hetohet nga organet e drejtësisë për mashtrim me viza pune në Gjermani.

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, në një prononcim për Gazetën Express tha se sulmi ndaj Kajtazit lidhet pikërisht me këto shkrime.

Alibia e Ollurit mbështetet në atë se Policia ka ndaluar pak caste pas sulmit Faton Ramadanin, si i dyshuar se qëndron prapa sulmit ndaj Kajtazit.

“Sulmi është i lidhur me shkrimet ndaj Milaim Zekës”, ka thënë Olluri, në një prononcim për Gazetën Express.

Vetë Kajtazi nuk ka dashur të flasë në këto momente, si pasojë e traumave që i janë shkaktuar.

Faton Ramadani njihet si mik i afërt i Milaim Zekës, deputetit të Nismës për Kosovën, i cili është përfolur në shkrimet e Insajderit.

Në fakt, lufta mes Milaim Zekës dhe pronarëve të Gazetës Insajderika qenë shumë intensive kohët e fundit. Madje, Zeka ka lëshuar akuza të rënda ndaj tyre edhe nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Dëshmitarët që panë rrahjen e Kajtazit i thanë Expressit të kenë dëshuar sulmuesin duke i thënë “pse s’po kërkon falje?”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë pikërisht për shkrimet e tij.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/parim-olluri-sulmuesi-i-vehbi-kajtazit-eshte-i-afert-me-milaim-zeken/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala