Parashikimi për 5 ditët e ardhshme

Autori:Zekirja Shabani

bora-ne-kosove-768x384 (1)

Gjatë ditëve të ardhshme në vendin tonë pritet mot më i ftohtë, e në fundjavë edhe me reshje shiu.
Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale do të luhaten nga -4 gradë Celsius deri në 0 gradë , ndërsa ato maksimale nga 4 gradë Celsius deri në 7 gradë Celsius.

6.12 – Mot më i ftohtë, në mëngjes me ngrica dhe vransira, e gjatë ditës priten kthjellime.
7.12 – Mot kryesisht me diell dhe vransira të larta. Në mëngjes ngricë, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.
8.12-9.12 – Ditën e shtunë, mot kryesisht me vransira, e pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, të cilat më vonë mund të përzien edhe me reshje bore, e në vise më të larta të shndërrohen në reshje bore. Reshjet do të vazhdojnë deri të dielën në mëngjes, e më pas, gjatë ditës së dielë, priten kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.
10.12 – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët. Herët në mëngjes priten reshje bore, e gjatë ditës kohëpaskohe me shi të dobët, ndërsa në vise malore do të vazhdon të bie borë.

Pritet të fryejë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s, e në fundjavë mesatare nga jugu dhe verilindja 3-7m/s

screenshot-3-13_1544034512-9921443-768x473

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/parashikimi-per-5-ditet-e-ardhshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala