Parandaloni sulmet e zemrës dhe trurit duke ngrënë banane çdo ditë

Autori:Zekirja Shabani

Banane-780x439 (1)

Konsumimi i bananeve në përditshmëri mund të ndihmojë në parandalimin e sulmeve të zemrës dhe trurit – thonë hulumtimet e reja.

Të pasura me kalium, ushqimet si banania i ndalojnë bllokadat fatale dhe e parandalojnë ngushtimin e artereve,

Hulumtuesit nga Universiteti i Alabamas i kanë zbuluar këto efekte pasi i kanë analizuar minjtë të cilët kanë qenë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Minjtë të cilët ishin ushqyer me dieta që përmbanin sasi të larta të kaliumit kishin pasur shëndet më të mirë kardiovaskular.

Nga ky studim, dhe nga shumë hulumtime tjera, thuhet se kaliumi – mineral vital – ndihmon në parandalimin e sulmeve të zemrës dhe trurit te njerëzit.

Sidoqoftë, shkencëtarët gjithashtu tregojnë se sasitë e tepërta të kaliumit mund të shkaktojnë dhimbje të lukthit, marramendje dhe diarre.

Përndryshe, ekspertët shëndetësorë rekomandojnë t’i konsumoni 3,500mg kalium në ditë – çereku i kësaj sasie përmbushet nga dy banane të vetme.

Ushqimet tjera të pasura me kalium janë patatet, brokoli, farat, peshku, etj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/parandaloni-sulmet-e-zemres-dhe-trurit-duke-ngrene-banane-cdo-dite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala