KEDS po planifikon largimin nga puna të 250 punëtorëve

Autori:Gazeta Fjala

keds-protesta3-650x380

KEDS është duke përgatitur planin që deri në maj të vitit të ardhshëm të largoj nga puna 250 punonjës të këtij Distribucioni. Së pari një numër të kuadrit të vjetër por edhe disa të rinj që kanë qenë në disa poste i ka degraduar dhe strehuar nipër trafo-barakë dhe i ka lënë të pa angazhuar.

Këto shenja kanë ardhur pasi tashmë ka filluar diskriminimin e punonjësve duke i lënë të pa angazhuar ata dhe të mërziten për ta lëshuar punën. Kështu kanë bërë të ditur drejtues të Federatës Sindikale të Pavarur Elektrokosova-FSPE.

Nënkryetari i Federatës Sindikale të Pavarur Elektrokosova, Sherif Fejzullahu, tha se menagjementi i KEDS po përdorë lloj lloj metoda presioni duke i bërë punëtorëve të të gjitha profileve që të dorëzohen dhe ti lëshojnë vendet e punës.

“Nëpër Distrikte kanë ftuar punëtorë në intervista duke ju ofruar largim të para kohe dhe në mos pranimin e tyre ata pra janë të pa sistemuar dhe të larguar larg objektit diku nëpër Trafo diku në ndonjë sallë tjetër ose askund. Thjesht nuk janë në punë duhet të presin përfundimin”, tha Sherifi.

Ai ka marrë shembull një rast në Gjilan, ku dy femra me mbi 25 vjet përvojë pune janë dërguar në trafo atje ku është vetëm depoisti dhe nuk bëjnë asgjë.

“Për shembull në Gjilan dy femra me mbi 25 vjet përvojë pune janë dërguar në trafo atje ku është vetëm depoisti dhe nuk bëjnë asgjë vetëm i djeg dielli, po duhet të shkojnë sepse kështu janë të dënuara dhe duhet të vuajnë dënimin”, tha Sherifi.

Sipas tij, ky menaxhment i KEDS-it po përgatitet që në muajin maj 2016 kur skadon kontrata me Qeverinë e Kosovës të sharroj një numër të madh të punëtorëve

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/paralajmrohet-proteste-nga-sindikalistet-e-keds-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala