Paralajmërohen vrasje të deputetëve për demarkacionin

Autori:Gazeta Fjala

deputetet-e-kuvendit-te-Kosoves

Një deputete e koalicionit qeverisës të vendit ka marrë një kërcënim me vrasje, në prag të votimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Ky do të jetë fati i deputetëve dhe liderëve politik nëse kalon Demarkacioni!”, thuhet në mbishkrimin e një fotografie me përmbajtje të ndjeshme, që i është dërguar si kërcënim një deputeteje të Kuvendit të Kosovës nga radhët e pozitës.

“Tradhtia kësaj here do ndëshkohet. Pa gjyq… në emër të popullit”, thuhet më tej në mesazhin kërcënues që ka marrë deputetja.

Kryetari i Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës ka konstatuar se Kosova nuk ka humbur territor si pasojë e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Zëdhënësi i këtij Komisioni Tomorr Qelaj, gjatë prezantimit u është referuar dhjetëra dokumenteve, duke konstatuar se Çakorri nuk i takon Kosovës, por Malit të Zi.

Në përmbyllje të prezantimit të të gjeturave, Islami ka thënë se Kosova ka 10. 905.25 km2, nga matjet që janë bërë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës pritet që në muajin mars ta riprocedojë në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/paralajmerohen-vrasje-te-deputeteve-per-demarkacionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala